Rreth nesh
Ferma e pulave për prodhimin e vezëve VEZË SHARRI dhe fabrika për prodhimin e produkteve nga mishi i pulës dhe gjedhit LECKER, shtrihen në natyrën pitoreske dhe të paprekur rrëzë malit Sharr, në afërsi të fshatit Trebosh; njëri nga ambientet më të pastra ekologjike në Maqedoni. Kompleksi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 35.000 m2, ku 14.000 m2 i takojnë objekteve industriale dhe afariste.
Ky investim i përbashkët me kapital gjerman ka filluar me prodhimtari në maj të vitit 2002, me një kuadër me kualifikim të lartë prej 30-të të punësuarish, mbështetur nga ekspertë të jashtëm e me renome për këtë lloj teknologjie prodhimi. Teknologjia prodhuese dhe pajisjet janë gjermane dhe paraqesin modelin më bashkëkohorë në shpezëtari, e ngre këtë farmë në maje të prodhimit evropian.
Sistemi i aplikuar HACCP garanton siguri të pandërprerë shëndetësore gjatë procesit të prodhimit dhe së bashku me Çertifikatën e fituar ISO 22000:2005 sigurojnë plotësimin e standardeve për kualitet dhe mënyrë të punës në përputhje me standardet më të larta botërore për prodhimin e ushqimit. Teknologjia bashkëkohore dhe qasja e re në prodhim, rezulton me kualitet të veçantë të vezëve, brendi i të cilave ngadalë dhe sigurt fiton pozicionin udhëheqës në treg. Gjithashtu aplikimi i recepturave bashkëkohore gjermane në kombinim me ato tradicionale nga vendi, ofron kualitet të lartë e delikatesë të produkteve nga mishi i pulës dhe gjedhit, të cilat e kanë pasuruar tregun me shije të veçantë.
Vezë Sharri
fshati Trebosh, 1200 Tetovë
R. Maqedonisë
Telefon: +389 44 368750
Fax: +389 44 368740
email: info@vezesharri.com.mk
web: www.vezesharri.com.mk
Ndër kompanitë me të cilat kemi bashkëpunim në nivel ndërkombëtar janë:
• SEEMILLER
• HARTMAN
• STALLKAT
• SANOVO
• RAIFEISSEN
• KRAFTFUTTERWERKE SUD