PRODHIMTARIA

RRITJA E ZOGJËVE

18 javë përkujdesje optimale për 60.000 zogj.Zogj njëditësh të importuar.Proces plotësisht i digjitalizuar dhe i automatizuar për mbajtjen e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e zogjve në klloçka.Mbikëqyrje e drejtpërdrejtë 24 orëshe nga mjeku veteriner i kompanisë si dhe kontroll i vazhdueshëm nga ana e institucioneve Veterinere në Shkup dhe Munih.Të gjitha vaksinimet e zogjve deri në fillimin e periudhës së reproduktimit kryhen nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekspertëve nga drejtoria për veterinari

PRODHIMTARI E AUTOMATIZUAR

Digjitalizim i plotë i procesit të ushqimit.Rritja e numrit të klloçkave prej 30.000 në vitin 2002 deri 120.000 klloçka në vitin 2007-të.Strategjia e zhvillimit parashikon dyfishimin e numrit të klloçkave në 240.000 gjer në vitin 2014-të.Klloçkat ndodhen në sallë plotësisht të automatizuar,në 10 nivele.Uji i pastër nga mali Sharr dhe ushqimi me kualitet të lartë i prodhuar sipas recetës gjermane, tre herë në ditë nga siloset bartet deri te klloçkat në mënyrë të automatizuar. Pastrimi, tharrja dhe transporti automatik i mbeturinave. 12 analiza të gjakut të klloçkave në vit.

KONTROLLIMI I KUALITETIT

Prodhim ditor prej afro 100.000 vezë.Bartja automatike e vezëve menjëherë pas lëshimit,me anë të shiritave transportues deri në vendin e klasifikimit.Verifikim me rentgen i vezëve për konsum, me qëllim që të shmangen edhe mangësitë më të vogla.Klasifikimi automatik dhe i kompjuterizuar i vezëve varësisht nga pesha,me klasifikues më bashkëkohorë me kapacitet gjer në 54.000 vezë në orë.Mbishkrim me laser në çdo vezë (duke shënuar logon, klasën dhe datën e prodhimit) dhe ambalazhim automatik).

MBI 30 MILION VEZË NË VIT

80% nga prodhimi është dedikuarpër tregun e brenshëm ndërsa 20% eksportohet në tregjet rajonale.Ambalazh i veçantë me ngjyra ekologjike.Nga 4.3 milionë vezë për konsum të prodhuara në vitin 2002,rritje e vazhdueshme e prodhimit me mbi 30 milion vezë për vitin 2007-të.Parashikimi për vitin 2014-të deri më 240.000 klloçka dhe mbi 60 milion vezë në vit.

CERTIFIKATË ISO 22000:2005

Higjienë e vazhdueshme dhe linja të përcaktuara në mënyrë rigoroze për lëvizjen e lëndës së parë dhe produkteve të gatshme.Reparti për prodhimin e produkteve të mishit paraqet investim bashkëkohor Me ndërtim të këtij reparti është filluar nga viti 2005 të,ndërsa me prodhim është filluar nga janari i vitit 2007 –të Kapaciteti ditor i repartit për prodhim është 5 tonelata produkte nga mishi i pulës dhe gjedhit.Produkte të prodhuara nga mishi vendori pulave dhe gjedhit.Sistemi i aplikuar për siguri në prodhimin e ushqimit HACCP, në kuadër të standardit të aplikuar ISO 22000:2005

SHIJE TË REJA

Produkte nga mishi me kualitet të lartë të prodhuara nga kombinimet e recetave gjermane dhe recetave tradicionale të vendit.Sistem qendror digjital për rregullimin dhe mbikëqyrjen e procesit të prodhimit.Linjë gjermane dhe proces teknologjik të prodhimit. Sistem i mbyllur me kondicioner dhe rregullim qendror e digjital me parametra të ajrit në përputhje me nevojat e procesit të prodhimit.Një gamë prodhimesh dhe shijesh nga mishi i pulës dhe gjedhit, si dhe produkte të reja ekskluzive sipas recetës gjermane.

ZGJEDHJE GURMANI

Produkte nga mishi i pulës: Ekstra salam, Ekstra salam me ullinj, kërpudha dhe speca,Virshla pule, Delikates i tymosur pule, Proshutë nga gjoksi i pulës, Çajna pule, Kulen pule.Produkte nga mishi i gjedhit: Delikatesë e tymosur gjedhi,Proshutë gjedhi, Salamë gjedhi, Mortadelë gjedhi, Suxhuk gjedhi dhe Çajna gjedhi.
Kategoritë e vezëve: M ( 53-63g ), L ( 63-73g ), XL ( +73g )

PRODHIMI
- Rritja e zogjeve
- Prodhimtarija e automatizuar
- Kontrollimi i kualitetit
- Mbi 30 milion veze ne vit
- Qertifikatat
- Shije te reja
- Zgjedhja e gurmanit
Kontakt

Vezë Sharri
fshati Trebosh, 1200 Tetovë
R. Maqedonisë

Telefon: +389 44 368750
Fax: +389 44 368740
email: info@vezesharri.com.mk
web: www.vezesharri.com.mk

Lecker
PARTNERET

Ndër kompanitë me të cilat kemi bashkëpunim në nivel ndërkombëtar janë:
• SEEMILLER
• HARTMAN
• STALLKAT
• SANOVO
• RAIFEISSEN
• KRAFTFUTTERWERKE SUD