+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us

Duke qenë se cilësia dhe ajo që është natyrore janë atutë tona më të mëdha, vendosëm që kapacitetet tona prodhuese t’i ndërtojmë në shpatet natyrore të Malit Sharr, në mjedise ekologjike të pastra. Në natyrën piktoreske dhe të paprekur kemi ngritur objekte me një sipërfaqe prej 65.000 m2.

Investimi startoi në maj të vitit 2000 si inevstim i përbashkët me partneritet gjerman.

VEZË SHARRI, rrugën e vet zhvillimore e ndërton duke investuar në mënyrë të vazhdueshme në kapitalin njerëzor dhe në ngritjen profesionale të tij, në kapacitetet prodhuese, në proceset teknologjike moderne, në implementimin e standardeve më të  larta, në bazën e lëndëve të para dhe në rrjetin e shitjes. 

Produktet tona ndodhen në tregjet e Maqedonisë dhe në ato të rajonit. 
80% e prodhimit është i destinuar për tregun e vendit, ndërsa 20% eksportohet në tregjet e rajonit.

LECKER
Halal Certificate
VEZE SHARRI
Halal Certificate
EBA
NATO
LECKER
ISO 22000:2005
VEZE SHARRI
ISO 22000:2005
Show More
 

Të nderuar konsumatorë,

Ju dëshiroj mirëseardhje të përzemërt në botën e Vezë Sharrit, të Leckerit dhe të Elektro Sharrit.


Delikatesa e cilësisë, e saktësisë dhe e disiplinës gjermane, në simbiozë me natyrën dhe me traditën vendore, në vitet që i lamë pas e krijojnë mozaikun e rrëfimit tonë.  

Jo shumë tipik, rrëfimi ynë i bukur dhe i suksesshëm filloi para njëzetë vitesh, si një projekt i madhë i fermës së shpendëve për prodhimin e vezëve me një kapacitet madje prej 120 mijë pula. Sot, Vezë Sharri është lider në veprimtarinë e shpezërisë, në sajë të të qenit konsekuent në misionin tonë – t’i qëndrojmë besnik cilësisë.
Niveli i lartë i kushteve higjienike, krahas teknologjisë bashkëkohore, janë imperativ i punës sonë, në mënyrë që: të arrijmë cilësinë e lartë të produkteve tona dhe të mbrojmë shëndetin, interesat dhe shijen e mirë të konsumatorëve tanë.

Suksesin e kemi përsëritur edhe me Lekerin  (Lecker), kompani-bijë e Vezë Sharrit e cila e përpunon mishin e shpendëve dhe të gjedhëve, duke përdorur lëndën e parë të vendit.

Të prodhuara sipas kritereve dhe standardeve të larta të cilësisë, produktet e Leckerit, në pikëpamje shëndetësore janë të sigurta dhe të pasura me vlera të larta ushqyese të cilat ju mundësojnë konsumatorëve siguri, besim dhe kënaqësi.
Puna jonë me nikoqirllëk, përcjellja e standardeve botërore dhe kujdesi për mjedisin jetësor arritën kulmin me projektin Elektro Sharri, i vetmi central me biogaz në Maqedoni që prodhon 7,95 milionë kilovatë orë energji elektrike në vit, duke harxhuar për këtë 50 tonë pleh në ditë.

Dëshmia më e madhe e punës sonë strategjike është mbështetja shumë vjeçare që gëzojmë nga fqinjët, nga bashkëqytetarët, nga konsumatorët dhe nga autoritetet e shtetit.
Të gjitha përpjekjet e menaxhuesit dhe e të punësuarve në Vezë Sharri, në Lecker dhe në Elektro Sharri janë të përqendruara në cilësinë që u’a garantojmë juve të nderuar konsumatorë.  

Synojmë të jemi pranë jush dhe me ju. Punojmë pandërprerë, me qëllim që t’ia lehtësojmë jetën çdo konsumatori. E ofrojmë më të mirën, më të freskëtën, më cilësoren, gjë të cilën ju shumë lehtë e vëreni.
Në saje të mbështetjes suaj, rrëfimi ynë nuk përfundon me kaq. Bashkë me ju, do të vazhdojmë të arrijmë suksese të reja dhe bashkërisht të kënaqemi me frytet e punës sonë.
Duke ju falënderuar juve konsumatorë të nderuar, do ta vazhdojmë misionin tonë duke prodhuar produktet më cilësore në vend.

 

Ju jemi mirënjohës për besimin.

Me respekt,

Arben Abdurahmani

 

MISIONI YNË

Asortimenti i produkteve të zgjedhura me kujdes, me theks mbi recetën gjermane dhe mbi prodhimin tradicional të vendit, na e siguron qëndrimin në treg dhe vazhdimësinë e cilësisë. Nëpërmjet dërgimit cilësor dhe të sigurt dhe ekipit kompetent të të punësuarve, dëshirojmë që çdo blerësi t’i ofrojmë produkt të cilësisë së lartë.
Për ta kënaqur edhe shijen më të përzgjedhur, synojmë ta zgjerojmë asortimentin e produkteve. 

Misioni ynë është të ofrojmë produkte më cilësore të vendit

VIZIONI YNË

Synimi kryesor i Vezë Sharrit është të qenurit konsekuent në prodhimin permanent të produkteve të cilësisë së lartë si dhe në ruajtjen e traditës së gjatë.
Dëshirojmë të bëhemi sinonim i stabilitetit dhe kriter i cilësisë dhe i profesionalizmit në të gjitha segmentet e punës sonë, si dhe të vendosim raporte më të mira me të gjitha grupet tona të interesit:

•    me konsumatorët – produktet tona të jenë zgjedhja më e shpeshtë për ta

•    me të punësuarit – të jemi punëdhënësi më i dëshiruar
•    me subjektet e tjera afariste – partner i besueshëm dhe kompani me përgjegjësi ndaj shoqërisë


Me fjalë të tjera, vizioni ynë është të arrijmë pozicionin e liderit në treg.

 

Rrëfimi ynë është rrëfim i cilësisë, i punës me përgjegjësi dhe i një tradite reth 20 vitesh, e shoqëruar me shumë energji dhe pasion.

Duke filluar me 30 të punësuar, sot, pjesë e këtij rrëfimi të suksesshëm janë mbi 180 të punësuar.

Rrëfimi Vezë Sharri filloi në vitin 1999. Një vizitë pune, krejt e rastësishme, në një fermë të madhe shpendësh në Minstërland, Gjermani veriore, ishte shkëndijë për të ndërmarrë një investim në Maqedoni. Pronari i kompanisë Vezë Sharri, Arben Abdurahmani, procesin e rritjes së zogjve deri në fazën e pulave të gatshme për të bërë vezë, e ka mësuar pikërisht në këtë fermë.

I udhëhequr nga dëshira për t’u kthyer në vendlindje, z. Abdurahmanit i lindi ideja të ndërtojë një fermë të vogël shpendësh në fshatin Trebosh. Me këtë rast, kërkoi ndihmë nga Hermann Seemiller, pronar i fermës së shpendëve “Seemiller kommt”, ku kishte punuar reth 10 vite. Shpejt pas kësaj, kanë vendosur të bëjnë një investim të përbashkët në një fermë të madhe, për arsye se një fermë e vogël shpendësh nuk është biznes fitimprurës.

Pa humbur shumë kohë, “u ndërtuan” brendet e sotme Vezë Sharri, Lecker dhe Elektro Sharri.