+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us

Elektro Sharri në Panairin për produkte dhe prodhues organik

Shoqata për zhvillimin e bujqësisë dhe mjedisit përmes hulumtimit, edukimit dhe mirëmbajtjes së biodiversitetit "ZHIVOT" nga Kumanova më 21 Shtator 2019 organizoi panairin "SOFRA ORGANIKE", për herë të dytë duke prezantuar produktet dhe prodhuesit organik nga Maqedonia.


Rreth 100 ekspozues-prodhues morën pjesë në këtë aktivitet me produkte organike dhe tradicionale, kurse Elektro Sharri gjithashtu pati një kontribut aktiv me prezantimin e plehut organik si përmirësues i vetive organike të tokës, NATURPUR.


NATURPUR ka përdorim të gjerë në bujqësi, kopshtari, pemishte dhe vreshtari dhe është aprovuar nga MBPEUnë pajtueshmëri me Ligjin për nus produkte me prejardhje shtazore.


Përveç përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve të ndryshme bujqësore, në panair morën pjesë edhe z. Trajan Dimkovski, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Znj. Sibil Suter Tehada, Ambasadorja Zvicërane në Maqedoni, Zonja Dusanka Divjak Tomic, Ambasadore e Republikës së Serbisë në Maqedoni dhe z. Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.