+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us

ENGLISH - Kompania Vezë Sharri, vazhdon me investimet e reja në tregun e Maqedonisë!

Kompania nga Tetova, e mirënjohur në opinion – Vezë Sharri, e cila muaj më parë fitoi koncesionin për tokë bujqësore me sipërfaqe prej 560 hektarëve, në fshatin Sllavej të Prilepit, tashmë përfundoi fazën e parë të investimit, në të cilën fazë u përfundua mbjellja e tërësishme e tokës, me lëndë të cilat më tej do të përdoren si lëndë e parë në prodhimin e vezëve.

Me kapacitet prej 100.000 kokrra vezë në ditë, 5 ton prodhim ditor të prodhimeve të mishit nën brendin “Lecker”, 1 megavat rrymë elektrike në orë që prodhon kompania-bijë “Elektro Sharri”, Vezë Sharri ,vazhdon të zhvillojë dhe rrit kapacitetet e saja, kësaj here me ndërtimin e kompleksit bujqësor industrial, një investimin i përqëndruar në pjesën e Maqedonisë Qëndrore, i planifikuar të kap vlerën prej 3 milionë eurove dhe të sigurojë gjithsej 70 punësime të reja në vendin tonë.

Qëllimi strategjik dhe ndërlidhja e këtij investimi me kompanitë Vezë Sharri , Lecker dhe Elektro Sharri , është që të sigurohet lënda e parë për prodhim të kompanive të cekura dhe të zgjerohen kapacitetet ekzistuese kumtojnë nga udhëheqësia e kompanisë. Projekti parasheh, ndërtimin e tharrëses me silos për grurin dhe misrin, ngritjen e qendrës grumbulluese për blerje dhe nga bujqit e rajonit, fermë për lopë dhe viça, si dhe therrtore të posaçme sipas standardeve përkatëse HALAL, me çka do të rriten kapacitetet prodhuese të kompanisë për përpunimin e prodhimeve të mishit Lecker .