Si të përdorni lëvozhga veze për forcim të kockave

Lëvozhgat e vezës përmbajnë 90% kalcium, një mineral që gjendet me shumicë në organizëm, kryesisht në kocka dhe dhëmbë. Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për kontraktimet e muskujve, shëndetin nervor, aktivitetin e enzimave dhe formimin e qelizave.


Në të vërtetë, organizmi ynë ka nevojë për doza të bollshme ditore të kalciumit, dhe nëse furnizimi nuk është i mjaftueshëm, atëherë organizmi do ta marrë atë në burimin më të afërt: dhëmbët dhe kockat.

Ky artikull do t’ju japë detaje të nevojshme për ushqyesit që përmbajnë lëvozhgat e vezëve. Në këtë mënyrë, do të krijoni një ide të qartë se përse lëvoret e vezëve nuk duhen hedhur kurrë tutje.

Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.

Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.

Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.

Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.

Si ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës

1 lugë çaji me pluhur përmban 800-1,000 mg kalcium.

Konsumojeni duke e përzier me pak ujë gjatë vaktit.

Konsumoni maksimumi një lugë çaji në ditë duke e ndarë në tre racione gjatë vakteve.

Mos konsumoni më shumë se një lugë çaji në ditë duke qenë se ky pluhur mund të irritojë aparatin tretës


+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us