Zgjedhja e më të suksesshmit në fushën e bujqësisë

Për të dytin vit radhazi në Manastir nga shoqata e fermerëve "Bujqësia bashkëkohore" u organizua "Zgjedhja e më të suksesshmit në fushën e bujqësisë". Në këtë aktivitet morrën pjesë bujq - fermerë, kompani - pronarë nga fusha e bujqësisë dhe politikanë.


Me anë të këtij aktiviteti i kushtohet një rëndësi e veçantë profesionit "bujk" dhe inkurajojnë kompanitë, biznesmenët dhe politikanët që të bëhen edhe më të përkushtuar ndaj kësaj dege shumë të rëndësishme të shoqërisë, dhe mbi të gjitha. për të mbështetur bujqit e rinj dhe gratë që merren me këtë profesion.


Para manifestimit u mbajt panairi me produkte bujqësore, makineritë dhe traktorë, degustim të produkteve bujqësore, produkteve të qumështit e tjera.


Në këtë manifestim kompanisë Vezë Sharri iu nda pllaketë si kompani "Lider në prodhim të vezëve të konsumit në Republikën e Maqedonisë Veriore".

Gjithashtu u ndanë pllaka dhe çmime politikanëve, fermerëve dhe kompanive tjera për punën e tyre të suksesshme gjatë vitit të kaluar.


Në këtë aktivitet morrën pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ish-Ministri i Bujqësisë dhe Sekretari i Përgjithshëm aktual, Ljupco Nikolovski dhe këshilltarja për bujqësi e Kryeministrit, Lenche Nikolovska.







+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us