+ 389 44 368-750

+ 389 44 368-750

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

Vezë Sharri-Trebosh - 1200 Tetovë - R. Maqedonisë

©2018 © Veze Sharri

Proudly created by Studio MARUBI

Follow us

Fshati Trebosh i rrethinës së Tetovës është vendi ku reth 20 vite, prej reparteve prodhuese të Vezë Sharrit prodhohen vezë të freskëta pule. Firma është themeluar me partneritet gjerman, gjë që nënkupton implementimin e standardeve evropiane.  
 

Zogjtë janë njëditorë dhe importohen nga vendet e Bashkimit Evropian. Rritja dhe zhvillimi i tyre prej zogjve në pulastrenë tërësisht është e digjitalizuar dhe e automatizuar, me qëllim të sigurimit të kushteve optimale.

Pulat mbikëqyren dhe kontrollohen tërësisht gjatë procesit të rritjes dhe të bërjes së vezëve. Të ushqyerit e tyre është i automatizuar dhe i dozuar, në harmoni me nevojat e rritjes cilësore, që është në përputhje me sistemin HACCP për ushqim të shëndetshëm. Për këtë arsye, Vezë Sharri si kompani ju garanton vezë të cilësisë së lartë, të mbrojtura me logo të veçantë, në përputhje me standardet evropiane më të larta ISO 22000:2005 dhe HALAL.

Prej 120.000 pulave për prodhimin e vezëve dhe  60.000 zogjve, Vezë Sharri prodhon mbi 100.000 vezë në ditë. 80% e prodhimit është i destinuar për tregun e vendit, ndërsa 20% eksportohet në tregjet e rajonit. 

Pulat që bëjnë vezë janë të vendosura në sallë tërësisht të automatizuar në 10 nivele. Tri herë në ditë ushqehen në mënyrë të automatizuar me ushqim të cilësisë së lartë, të përfituar sipas recetave gjermane dhe ujit të pastër të Malit Sharr. Po ashtu, në mënyrë të automatizuar pastrohet dhe thahet hapësira e tyre dhe transportohen hedhurinat. Nga pikëpamja sanitare, në nivel vjetor, bëhen 12 analiza të gjakut të pulave që bëjnë vezë.

Vezë Sharri i ofron këto kategori të vezëve: M (53-63g) ; L (63-73g) XL (+73)

Secila vezë shënohet me lazer, duke vënë logon, klasin dhe datën e prodhimit dhe ambalazhohet në mënyrë automatike në ambalazh nga prodhues të njohur botëror (Hartmann)

 

. Fabrika për prodhimin e produkteve të mishit LECKER, është kompani-bijë e Vezë Sharrit. Nga kjo fabrikë dalin produkte të kontrolluara që e pushtojnë tregun e Maqedonisë dhe më gjërë. Mishi që përdoret si lëndë e parë është  i pulave të shëndetshme të fermës Vezë Sharri. Me standardin ndërkombëtar ISO 22000:2005 ; HACCP dhe HALAL prodhohen rreth 5 tonë produkte nga mishi i pulës dhe gjedhit.

Pastërtia e madhe dhe shtigjet të përcaktuara me përpikëri, të qarkullimit të lëndës së parë dhe të produkteve të gatshme, janë bazë e punës së LECKER-it.

Procesi i prodhimit është me sistem digjital qendror për rregullim dhe monitorim dhe ai zhvillohet në linjën dhe në procesin teknologjik gjerman të prodhimit. Në përputhje me nevojat e procesit të prodhimit, ekziston sistemi i mbyllur i klimatizuar me rregullim qendror dhe digjital të parametrave të ajrit. 

Recetat bashkëkohore gjermane, në kombinim me recetat tradicionale të vendit, bëjnë të mundur cilësi të lartë dhe produkte delikatese të mishit të pulës dhe të mishit të gjedhit.

Nga linja jonë e prodhimit dalin produktet e poshtëshënuara të mishit të pulës:

Sallamë pule, sallamë pule me ullinj, sallamë pule me kërpudha, delikatesë nga gjoksi i pulës, delikatesë pule me ullnij, delikates pule e tymosur, salsiçe pule, stek pule i tymosur, kofshë pule e tymosur.

Nga paleta e produkteve të gjedhit, ofrojmë:

Suxhuk gjedhi, suxhuk gjedhi djegs, proshutë gjedhi e tymosur, mish gjedhi i tymosur, salsiçe gjedhi, salsiçe për zgarë

 

Gjatë punëve të përditshme, duke u ballafaquar me problemin e mbeturinave, që nga viti 2006 filluam të mendojm për një zgjidhje apo investim të ri reth kësaj problematike. Duke shkëmbyer idetë dhe përvojat tona me partneritetin dhe kolegët gjerman, vendosem që të investojm në një central biogazi.

Në vitin 2013 – vendosem gurthemelin e centralit të parë në Maqedoni me biogaz – Elektro Sharri, që prodhon rrymë elektrike prej mbeturinave.

Përvoja gjermane dhe mbështetja nga vendi, bënë të mundur që ky central t’i ofrojë tregut të Maqedonisë, energji elektrike nga burimet alternative të rinovueshme dhe elokologjikisht të pranueshme me Kapacitet prej 1 megavat në orë.

 

Për prodhimin e rymës elektrike, si lëndë të parë përdorën glasat e pulave nga ferma “Vezë Sharri”, hirin nga qumështoret , mbetjet nga fermat e kafshëve, mbetjet e rrushit , por edhe mbetjet të tjera bujqësore, bujqit pasi grumbullojn grurin dhe misrin, mbetjet e tyre (kashten) e marim ne, me çrast edhe e pastrojm token e tyre, qe don te thote edhe nje zgjidhje e nje problemi tjeter per bujqit.

Me Elektro sharrin, mbetjet, nuk trajtohen si mbeturina, por si burim i rinovueshëm i energjisë.

Përderisa nga mbeturinat e perpunuara merret METANI,qe digjet per te prodhuar rrymen elektrike, te njejtat perpunohen perseri dhe nga ato perfitojm pleh organik.

Plehu organik, si produkt eshte I aprovuar dhe I  regjistruar ne instuticonet perkatese dhe posedon leje per eksport ne vendet e bashkimit evropian dhe ploteson standardet me te larta internacionale te kualitetit dhe sigurise shendetsore dhe ekologjike.

Duke prodhuar plehun, perpos qe kemi pastruar mbeturinat dhe ambientin, mundesojm qe te kemi nje ambient te bukur ekologjik.